Dr. sc. Arsim Ademi, Ish-Kryetar i OVK-së, niset drejt sukseseve të reja si Zëvendësministër në MAShTI

Dr. sc. Arsim Ademi, i cili për një vit shërbeu si kryetar i Odës së Veterinerëve të Kosovës (OVK), la gjurmë me përkushtimin e tij të thjeshtë e të drejtpërdrejtë. Gjatë mandatit të tij, OVK-ja arriti një nga sukseset më të mëdha me anëtarësimin në Organizatën Botërore të Veterinarisë duke e vendosur Kosovën në hartën ndërkombëtare të këtij profesioni. Një tjetër arritje e rëndësishme ishte përparimi i synimit të kahershëm për krijimin e ligjit të veterinarisë në vend.

Ademi gjithashtu thelloi bashkëpunimin me odat veterinare të rajonit, duke forcuar lidhjet dhe shkëmbimin profesional mes kolegëve të vendeve fqinje. Tani, me përvojën e tij të pasur, ai ka marrë një rol të ri si zëvendësministër në Ministrinë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI), një sfidë që OVK-ja është e bindur se do ta përballojë me sukses.

Me një karrierë që ka treguar rezultate të qarta, besimi i kolegëve të tij në arritjet e ardhshme mbetet i lartë.