Takimi i parë i mjekësisë veterinare në Ohër të Maqedonisë veriore, ka mbledhur përfaqësuesit e odave veterinare nga rajoni, por edhe Bullgaria anëtare e BE-së.
Nikoqiri i këtij takimi, ka mirëpritur pjesëmarrjen e OVK-së udhëhequr nga kryetari i sapozgjedhur, Dr. sc. Arsim Ademi.
Në një fjalë rasti Ademi ka falënderuar nikoqirët për organizimin e këtij kongresi.
“Duke iu dëshiruar DhMV-së suksese dhe bashkëpunim me OVK-në dhe shteteve tjera në regjion, për kryetarin kam sjellë një dhuratë të vogël me logon e OVK-së”, tha Ademi.
Në ditën e dytë të kongresit me punimet e tyre do të ligjërojnë edhe Prof. dr. Kurtesh Sherifi, nga Fakulteti i Bujqësisë dhe Veterinarisë i Universitetit të Prishtinës me punimin ““OneHealth”-qasja ndaj virusit të Krime Kongos – ethes hemorragjike në Republikën e Kosovës” si dhe Prof. dr. Dhimitër Rapti, nga Fakulteti i Mjekësisë Veterinare, Tiranë me punimin “Leshmanioza tek qentë dhe rëndësia e saj në shëndetin publik”.