Oda e Veterinerëve e Kosovës, i ka adresuar një telegram ngushëllimi, Cihan Dinçer, shef i zyrës së TIKA-s në Kosovë, lidhur me katastrofën natyrore-tërmetit, e cila la mijëra të vdekur, të zhdukur dhe të pastrehë në qiell të hapur në Turqi.
Me këtë rast OVK solidarizohet me dhimbjen e gjithë popullit turk.
“Oda e Veterinerëve e Kosovës, që nga dje, po i përcjell me shqetësim lajmet nga Turqia. Jemi thellë të prekur nga pamjet që po transmetohen në media, ndërsa lutemi që populli turk ta gjej forcën dhe kurajën për t’i mbyllur plagët e hapura të cilat i la pas tërmeti i tmerrshëm.
Jeni në lutjet e popullit të Kosovës dhe OVK-së.
Zoti iu ndihmoftë!”, thuhet në telegramin e ngushëllimit.