Kryetari i Oda e Veterinerëve e Kosovës ka qëndruar në një vizitë në Kamenicë, ku është takuar me veterinerë të këtij rajoni.
Veterinerët e Kamenicës u ankuan se, nuk kanë pas deri më sot bashkëpunim me kuvendin komunal, por shpresojnë që në të ardhmen do të kenë.
Problem tjetër shqetësues sipas tyre, është edhe mungesa e kontratës me AUV dhe zvarritja e saj po paraqet probleme në ofrimin e shërbimeve ndaj fermerëve.
Kreu i OVK-së, tha se të gjitha të gjeturat nga takimet nëpër komuna, do t’i adresojmë.