Oda e Veterinerëve e Kosovës në një pikë ndalese në Kastriot në vazhdën e vizitave nëpër qendrat e Kosovës ku është njoftuar nga veterinerët e këtushëm për gjitha sfidat e tyre.
Problemi më i madh mbetet ekonomia gri e barërave që u shiten fermerëve dhe teknikëve.
Veç kësaj një teknik i komunitetit serb punon jashtëzakonisht me çmime të lira duke i dëmtuar drejtpërdrejtë veterinerët.
Po ashtu ka ankesa të fermerëve rreth kompanive të pa licencuara që distribuojnë barëra jo vetëm që nuk dihet prejardhja e tyre, por as cilësia e tyre.
Kështu në tregun e automjeteve çdo të diele në të zezë shiten me çmime të lira barëra për fermerët, kështu që shpesh vije në pikëpyetje cilësia e tyre.
Takim është mbajtur edhe në Shtime.