Kryetari i OVK, Xhevdet Krasniqi, ka pritur në një takim ekspertin e veterinarisë nga Izraeli Dr. Boris A. Yakobson.
Në fokus të takimit ishte trajtimi i qenve endacak në nivel nacional i cili është bërë një problem, sidomos prezenca e tyre e madhe në qendrat urbane.
“Ndër të tjera u diskutua edhe mënyra e monitorimit të tërbimit dhe vaksinimin e qenve me pronar”, tha Krasniqi.