Katastrofa e shkaktuar nga tërmetet në Shqipëri, ka aktivizuar për përkrahje modeste edhe Oden Veterinare të Kosovës.
OVK, sot ka takuar studentët, shtëpitë e të cilëve u dëmtuan, dekanen prof. Erinda Lika, prof. Ilir Kusin si dhe studentët e Këshillit të FMV-së.
Në këtë takim u fol edhe për mundësinë e bashkëpunimit të OVK-së me FMV-në.
OVK, gjithashtu u takua edhe me kryetarin e UPMSh, Ymer Elezi dhe nënkryetarin Leonard Hala.
“Atyre iu uruam për pozitat dhe u pajtuam për vazhdimin e bashkëpunimit si dhe intensifikimin e kontakteve”, tha kryetari i OVK-së, Arben Sinani.