Mitrovica tubon veterinerët për identifikimin dhe raportimin e sëmundjeve tek kafshët

Facebook
LinkedIn
WhatsApp
Email

Në Mitrovicë u mbajt punëtoria për trajnimin e veterinerëve mbi identifikimin dhe raportimin e sëmundjeve tek kafshët.

Nën ligjërimin e ekspertëve të angazhuar nga projekti i BE-së me pjesëmarrje të zyrtarëve dhe laboratorit të AUV-së, u trajtuan temat nisur nga hapi i parë: kontaktimi me fermerin, identifikimi i fermës, vizita ne fermë marrja e anamnezës në rast, duke vazhduar procedurën me raportimin pran autoritetit zyrtar veterinar shtetëror, Kujdesi dhe procedura në të gjitha hallkat e zinxhirit të raportimit në raste dyshimi në sëmundje.

Suksesi në identifikim të sëmundjes nisë nga hapi i parë, dyshimi që ngrit veterineri mbi llojin e sëmundjes e cila mund të jetë prezentë në fermë. Këtë e mundëson njohja e tij profesionale për sëmundjet. Në hapin tjetër ai cakton masat e biosigurisë, varësisht se në cilën sëmundje dyshon dhe raportimi i menjëhershëm pran autoritetit kur dyshimet janë në sëmundje infektive.

Këto u shtjelluan nga penalistët. Pastaj u hap diskutim, ku të gjithë nga përvoja e tyre ndanin rrëfimet e veprimeve që kishin aplikuar, ku secili kishte të jepte njohuri nga këndi i vet punës që bën.

OVK, AUV dhe BE, përmes këtij cikli trajnimesh me profesionistë shëndetësor veterinerë duke i bashkuar, ata me punë në sektorin publikë me ata privatë, ku edhe në praktikë suksesi i identifikimit të sëmundjes dhe parandalimi i përhapjes varet nga profesionalizmi në bashkëveprim, synon të avancojë sistemin profesional veterinarë, gjithnjë duke punuar sipas rregullave dhe sistemeve me të avancuara qe përdorën ne vendet e bashkimit Evropian.

Ekspertët e AUV-së nga DShMK dhe Laboratori, ndanë informatat me të pranishmit se cili është plani i autoritetit dhe në cilat fusha është duke u investuar tutje për avancim në proces.

Pjesëmarrës në punëtori ishin veterinerët e gjithë regjionit të Mitrovicës, veterinerët zyrtar inspektor të regjionit, udhëheqësit e drejtorisë se Shëndetit dhe Mirëqenies se Kafshëve, si dhe udhëheqësi dhe zyrtarë të Laboratorit të Veterinarisë, sektorët: Patoanatomi, Patohistologjia, Serologjia dhe Diagnostika molekulare.

Ky trajnim u mbajt nën organizimin e projektit “Mbështetje për krijimin e programeve të mbikëqyrjes dhe kontrollit të sëmundjeve dhe përafrimin me kapitullin 12 të acquis (NEAR/PRN/2020/EA-RP/0009)”.