Video/Kryetari i OVK-së në këtë kohë pandemie porositë të mos kemi frikë dhe të mos i largojmë qentë dhe macet nga shtëpitë

Facebook
LinkedIn
WhatsApp
Email

Nëpërmjet një lidhjeje online në emisionin e mëngjesit #gjesi në T7, Arben Sinani, Kryetar i Odës Veterinere të Kosovës, dha disa porosi për ata të cilët mbajnë kafshë shtëpiake.

Sipas tij, ndonëse pandemia COVID-19 ka shkaktuar disa vështirësi, hë për hë, nuk ka probleme dhe çka është më e rëndësishme, nuk ka ndonjë sëmundje të përhapur tek to.

“Profesionistët veterinerë janë duke punuar 24 orë”, tha ai, duke theksuar se janë duke i respektuar të gjitha rekomandimet e IKShPK-së dhe OBSh-së.

Aktualisht, sipas tij, veterinerët janë duke i trajtuar problemet që kanë ekzistuar edhe më parë, dhe të cilat ekzistojnë edhe tani. Pandemia, sipas tij, nuk ka sjellë ndonjë specifikë në këtë drejtim.

“Unë nuk shoh që ka ndonjë vështirësi ose ndonjë problem”, tha ai ndër të tjera.

Duke qenë që studimet e fundit i kanë siguruar të gjithë qytetarët të cilët kanë pasur kafshë shoqëruese si qenë dhe mace, se këto nuk janë bartëse të virusit, ai porositi që edhe me to të mbahet distancë.

“Në fillim ka pasur disa hezitime dhe kërkesa nga pronarët e kafshëve. Është normale që në këtë kohë pandemie, është mirë që të mbahet distancë edhe me to, ose, ose të lahen duart sa herë luhet me to”, porositi ai. Mbi të gjitha sipas tij, ato nuk duhet të braktisën për shkak të kësaj.

Ai tregoi se, vaksinimi i kafshëve do të bëhet edhe në kohë pandemie, sikur vite më parë.

Ndryshe, orari për kufizimin e lëvizjes së lirë i marr nga Ministria e Shëndetësisë nuk vlen për veterinarët, meqë MPBAP, profesionin e veterinarëve e ka futur në listën e profesioneve esenciale.