Ndahet nga jeta Prof. dr. Xhevat Domi – themelues i Fakultetit të Veterinarisë

Facebook
LinkedIn
WhatsApp
Email

Telegram ngushëllimi nga Oda e Veterinerëve e Kosovës

Me dhembje të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të profesor doktor Xhevat Domi – veteriner i gjeneratave të para, profesor i mikrobiologjisë dhe një nga themeluesit e Fakultetit të Veterinarisë në Kosovë.

Profesor Domi ishte figurë e jashtëzakonshme e dijes dhe përkushtimit profesional, që për dekada të tëra kontribuoi në edukimin e brezave të rinj të veterinerëve dhe në themelimin e standardeve akademike në fushën e veterinarisë. Ai mbetet një emër i paharruar në historinë e arsimit dhe shkencës veterinare në Kosovë.

Përtej profesionit, profesor Domi u dallua edhe për angazhimin në çështjet kombëtare. Si oficer rezervë, ai ishte pjesë e organizimit të Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës në vitin 1992, duke dëshmuar përkushtim të madh ndaj lirisë dhe të ardhmes së vendit.

Në emër të Oda e Veterinerëve e Kosovës, i shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjes, kolegëve, studentëve dhe gjithë atyre që patën fatin ta njohin dhe të bashkëpunojnë me të.

Lavdi jetës dhe veprës së profesorit Xhevat Domi!

Pusho në paqe, profesor i nderuar!

Varrimi i profesorit Xhevat Domi do të bëhet nesër, më 21 prill 2025, në varrezat e Arbërisë (Dragodan) në Prishtinë, në ora 11:00.

DMV. Hasan Limani, Kryetar

Nuk ka me shume lajme