Veterinerët e Kosovës zgjodhën organet e reja

Facebook
Twitter
LinkedIn
Email
Printo

Është mbajtur sot kuvendi i Oda e Veterinerëve e Kosovës, ku janë zgjedhur, kryetari, nënkryetari dhe anëtarët e kryesisë.

Me shumicë votash besimin për të udhëhequr me OVK-në, e mori Xhevdet Krasniqi, ndërsa nënkryetar u zgjodh Hasan Limani.

Anëtarët e zgjedhur të kryesisë janë: Florik Haxhikadrija, Fitim Ahmeti, Mirlinda Cani, Ali Halili, Kreshnik Rogova, Avni Kadriu, Elbasan Ibriqi, Turhan Nila dhe Shaip Sylqiq.

“Zotohem para jush se, do të përpiqem që brenda këtij mandati OVK-në ta bëjmë me ligj”, tha Krasniqi, njëherësh duke falënderuar delegatët për besimin e dhënë.

Edhe kryetari i deritanishëm, Arben Sinani, uroi Xhevdetin për zgjedhjen dhe i premtoi mbështetje të parezervë.