Shënohet Dita e Veterinerit Shqiptar

Facebook
LinkedIn
WhatsApp
Email

Urdhri promovon: Dita e Veterinerit Shqiptar

Veç odave veterinere nga shtetet fqinje dhe kryetarit të veterinerëve të Evropës, prezent ishte edhe Oda e Veterinerëve e Kosovës, përfaqësuar nga kryetari Xhevdet Krasniqi dhe nënkryetari Hasan Limani.

Krasniqi në një fjalë rasti tha se, gëzohemi që na nderoni me ftesën tuaj për këtë ditë në të cilën jemi mbledhur kolegët e profesionit më human.

“Përveç urimit për këtë ditë, urojë që bashkëpunimi midis dy organizatave tona të thellohet edhe më tej në ngritjen profesionale dhe ofrimin e ndihmës së nevojshme reciproke. Urime!”, tha Krasniqi.

Të dy përfaqësuesit tanë u takuan me përfaqësuesit e odave të rajonit (Maqedonisë, Kroacisë, Bosnje e Hercegovina, Serbisë dhe Hungarisë), si me dhe me të parin e veterinerëve të Evropës, me të cilët diskutuan për thellim të bashkëpunimit.