OVK ka filluar të aplikojë një formë tjetër të anëtarësimit dhe regjistrit të të dhënave për anëtarët e saj, atë përmes formës elektronike – databazës (Bazës së të dhënave).
OVK, u ka mundësuar anëtarëve të saj, që të anëtarësohen online qoftë përmes kompjuterit, celularit apo iPad-it, etj.
Personi i parë i regjistruar është kryetari, Arben Sinani, cili u ka bërë thirrje anëtarëve që të regjistrohen.
“Presim që të kemi të dhëna precize lidhur me anëtarësinë tonë. Përveç anëtarëve aktual të cilët do të ri regjistrohen, ftoj të anëtarësohen edhe anëtarë të rinj, meqë OVK është e hapur për të gjithë”, tha Sinani.
Adresa e regjistrimit është: www.odavet.org