OVK-ja i uron veterinerët për ditën e tyre

Facebook
LinkedIn
WhatsApp
Email

Me rastin e ditës ndërkombëtare të veterinarisë, kryetari i OVK-së, Xhevdet Krasniqi, ka uruar ata.

Urimi i tij:

Të nderuar veterinerë, ju përgëzoj për Ditën e Veterinerit!

Puna juaj është e nevojshme dhe e rëndësishme në çdo kohë në të gjitha pjesët e botës.

Profesioni juaj është një thesar i vërtetë, i pazëvendësueshëm për kafshët. 

Le të vazhdojë entuziazmi dhe profesionalizmi juaj për të ndihmuar të gjitha kafshët, ku në sytë e tyre gjithmonë mund të lexoni mirënjohje të madhe për punën tuaj fisnike dhe humane.

Uroj që gjithmonë të ruani shëndetin e kafshëve tona të dashura, duke marrë në këmbim mirënjohjen bujare të pronarëve të tyre.

Urojmë punë të suksesshme, ndërsa pronarët e tyre të lumtur dhe të gëzuar.

Të gjithë veterinerëve ju urojmë durim dhe vullnet, sepse puna është jashtëzakonisht e ndërlikuar, e vështirë dhe kërkon përgatitje të fortë mendore.

Oda e Veterinerëve e Kosovës, falënderon të  gjithë anëtarët për punën tyre të vështirë dhe të përgjegjshme!