KSAVA me OVK-në, organizuan konferencën VII Rajonale në Neurologji Veterinare

Facebook
Twitter
LinkedIn
Email
Printo

KSAVA me Oda e Veterinerëve e Kosovës kanë organizuar një konferencë që i referohet neurologjisë veterinere, në ditën ndërkombëtare të saj, të cilën e nderoi me ligjërim profesori Thomas Flegel, neurolog dhe neurokirurg gjerman.

Dardan Pozhegu president i KASAVA-s, njëherësh anëtar kryesie i Oda e Veterinerëve e Kosovës (OVK), pas një falënderimi të pjesëmarrësve prezantoi një kolege Elsa e cila ndoqi konferencën.

“Sot kemi mysafir profesor Thomas Flegel. Vjen prej universitetit të Lejpcigut edhe është neurolog dhe neurokirurg veterinar. Po shpresoj që me leksione të tilla ka me na e lehtësuar pak qasjen tek problemet neurologjike dhe ndoshta më lehtë keni me pas guxim për me veprua me i trajtua ato, se pak a shumë të gjithë tuten prej problemeve neurologjike”, tha ai.

Për kryetarin e OVK-së, Arsim Ademi, një problem që e ka oda, është se ende nuk e ka të rregulluar me ligj edukimin e vazhdueshem.

“Por shpresoj se së shpejti do ta bëjmë obligative pjesëmarrjen në trajnime dhe marrjen e kredive, ndonëse nganjëherë puna e obligimit është veç një shtysë”, tha Ademi.

Ai tha se fatkeqësisht që në seminare të tilla pjesëmarrja është shumë e vogël.

“Njëjtë ka ndodh edhe në trajnimin në fushën e dermatologjisë. Është gjynah që ne e lëshojmë këtë mundësi për me marr një trajnim, një edukim të vazhdueshëm”, tha ai.

Ndërsa profesori gjerman Thomas Flegel tha në hyrje të konferencës që neurologjia është një temë goxha e vështirë.

“Më vije interesant, sepse shikoj më shumë meshkuj dhe vetëm një femër, dhe kur e krahasoj me Gjermaninë, atje përqindja më e madhe janë femra dhe një numër i vogël mund të jenë meshkuj”.

Kurse Elsa Myrtaj veterinere, e përshkroi këtë konferencë si mjaft të dobishme duke sjellë praktikat me rastet neurologjike.

“Profesori ishte shumë në nivel, si në paraqitje ashtu edhe në shpjegim, ku na bëri më të lehtë nëpërmjet videove. Shpjegimet shpresoj t’i praktikoj. Falënderoj KSAVA-n dhe OVK-në, për një organizim të tillë”, tha ajo.

Myrtaj tha se tash e tutje, do jetë prezent në të gjitha konferencat e tjera.

OVK-ja dhe KSAVA, u zotuan për bashkëpunime të tilla edhe në të ardhmen.