Ademi zyrtarisht pranon detyrën: Do angazhohem fuqishëm për ligjin e OVK-së

Facebook
LinkedIn
WhatsApp
Email

Në OVK është zhvilluar ceremonia e pranim dorëzimit të detyrës së kryetarit të ri.

Ish kryetari, Xhevdet Krasniqi, është shprehur i kënaqur me përzgjedhjen e re.

“Besoj që me këtë kryesi do të përmbyllen çështjet e hapura e sidomos ligji për OVK. I përgëzoj të zgjedhurit për gatishmërinë për të kontribuuar”, tha Krasniqi.

Ai tha se, do të jem në dispozicion kudo që më kërkohet, por edhe do të kërkoj nga ju.

Ndërkaq gjatë pranimit zyrtar të detyrës, kryetari Arsim Ademi premtoi një angazhim të madh në realizimin e objektivave të përcaktuara, sidomos në planin legjislativ.

“Ka mundësi me pas lëvizje, sidomos për ligjin. Së paku të përfshihemi në kuadër të ligjit të veterinarisë”, tha ai.

Kryetari Ademi falënderoi paraardhësin Krasniqin për gjithë atë që ka bërë duke nisur nga statuti, rregullorja e punës, etj.

“Pavarësisht rezultatit, por jo për faj të tij ka pas probleme të cilat mund t’i kemi dhe ne”, tha ai.

Të gjithë të zgjedhurit u zotuan se do të bëjnë më të mirën e mundshme për OVK-në.

Në fund u shkëmbyen dhuratat nga ata që pranuan dhe dorëzuan detyrën.