Po ngarkohet Veprimtari

« Krejt Veprimtari

  • This veprimtari has passed.

Shërbimet veterinare në Kosovë – sukseset dhe sfidat!

30/08/2019 @ 08:00 - 12:00 UTC+0

Të nderuar miq,
Të shtunën më 31 gusht 2019, me fillim në orën 10.05, në emisionin “Jeta në fshat” të RTK-radio, do të trajtojmë temën: Shërbimet veterinare në Kosovë – sukseset dhe sfidat!
Oda e Veterinarëve të Kosovës më 15 qershor e ka mbajtur kuvendin e saj zgjedhor. Me shumicë votash besimin për të udhëhequr me këtë asociacion të rëndësishëm të veterinarëve të Kosovës, e ka marrë Arben Sinani.
Përderisa për odat e tjera, si ajo e mjekëve, farmacistëve, infermierëve dhe oda tjera në nivel vendi, ka ligj, Oda e Veterinarëve të Kosovës funksion si OJQ.
Kryetarin Arben Sinani e kemi ftuar mysafir në emisionin “Jeta në fshat” dhe me të do të bisedojmë sukseset dhe sfidat e shërbimeve veterinare në Kosovë.
Kur pritet të bëhet ligji për OVK. Pse kjo vonesë? Kush është sot veterinari i Kosovës? Cilat janë raportet e OVK me odat e tjera në nivel vendi, pastaj me Agjencinë e ushqimit e Veterinarisë, Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Fakultetin e Bujqësisë dhe Veterinarisë dhe me organe tjera që lidhen me OVK?, etj., janë disa nga pyetjet për të cilat do të kërkojmë përgjigje nga mysafiri ynë…
Ju mirëpresim!

Hollësi

Datë:
30/08/2019
Kohë:
08:00 - 12:00 UTC+0